Haradinaj dhe Limaj ua lirojnë vendin dy deputetëve të PDK-së
PDK-ja e Kadri Veselit, e cila doli jo mirë nga zgjedhjet e 11 qershorit pasi iu përgjysmua numri i deputetëve, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me AKR-në ka pse të gëzohet.

Arsyeja është se kjo parti do të rritet me dy deputetë dhe kjo falë partnerëve të koalicionit AAK-së e NISMA-s.

Haradinaj si deputet i zgjedhur, në momentin që merr postin e kryeministrit, ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota.

Në këtë rast do të zëvendësohet nga Nait Hasani i PDK-së cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9578 vota.

Edhe Nisma-s për Kosovën do t’i takojë posti i zv. kryeministrit dhe tri ministri.

Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zërë një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9234 vota. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori