Haradinaj: Dëshiroj të ftoj kryeministren serbe në Prishtinë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar të martën se homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, do të jetë e ftuar për të qenë në Prishtinë në fillimprillit, bashkë me krerët e qeverive të shteteve të rajonit. Ai synon të organizojë në Kosovë një takim të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohej procesi eurointegrues.

Midis mysafirëve, Haradinaj synon te ketë edhe komisarin e Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

“E kisha kërkuar dakordimin tuaj që në fillimprillit t’i ftoj kryeministrin e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, pastaj shpresoj të Kroacisë e të Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, por besoj kjo pak e vështirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Shtuar më 06/03/2019, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori