Një pas goditje në çdo 4 minuta pas tërmetit, profesori turk: Presim lëkundje me magnitudë 5

Turqia dhe Siria u goditën në fillim të javës së kaluar nga dy tërmete të fuqishme, që kanë lënë të paktën 44 mijë të vrarë deri tani.

Ka pasur rreth 4,700 pasgoditje, ose një në katër minuta, që nga tërmetet që goditën javën e kaluar, tha për agjencinë shtetërore Anadolu, Orhan Tatar, drejtor i përgjithshëm i tërmeteve dhe reduktimit të rrezikut në agjencinë e fatkeqësive të vendit.

“Shumica e këtyre pasgoditjeve janë të prekshme”, tha Tatar, duke shtuar se rreth 40 prej tyre ishin mbi magnitudë 4.

Ai tha gjithashtu se lëkundjet me magnitudë 5 mund të ndodhin në ditët në vijim. /albeu.com


Shtuar 17.02.2023 11:25