Haradinaj dënon gjuhën raciste të këtij zyrtari
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi mbledhjen e saj të katërt me radhë. Në kuadër të kësaj mbledhjeje Qeveria ka dënuar gjuhën denigruese të zyrtarit të shtetit, Ilir Morinës, ndaj komunitetit egjiptian.

Qeveria e Kosovës ka dënuar gjuhën e papërshtatshme dhe denigruese të përdorur nga një zyrtar qeveritar ndaj deputetit të komunitetit egjiptian, Veton Berisha”- thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Rikujtojmë se Morina në një koment në Facebook i kishte shkruar deputetit nga komuniteti egjiptian, Veton Berishës: “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram.."

Gjuha e tillë kishte nxitur reagime të shumta në opinion.


Shtuar më 22/09/2017, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori