Haradinaj çon selam pranë zv.shefit të KFOR-it në majë të bjeshkëve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me zëvendëskomandantin e KFOR'it, gjeneralin amerikan John Boyd është ngjitur në majën e Moknës mbi Istog.

Kryeministri ka shkruar në Facebook se ka respekt të përjetshëm për burrat dhe grat që shërbejnë për paqe në Kosovë.

“Pas aksionit të pastrimit në Komunën e Klinës, sot me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, ngjitem majën e Moknës mbi Istog, në lartësi rreth 2000 metra. Respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Shtuar më 01/12/2018, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori