Haradinaj: Blloku nuk thyhet
Pëlqej
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se blloku nuk do të mund të thyhet.

Fjalët se blloku mund të thyhet ndonjë ditë, Haradinaj i ka cilësuar si fjalë që nuk qëndrojnë aspak.

“Jo blloku nuk thyhet. Ne kemi një marrvëshje të qëndrueshme dhe serioze me LDK-në, me Nismën dhe me Vetëvendosjen. Këto pyetjet e çarshisë ne nuk i përfillim”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj nënvizoi se zgjedhje të reja nuk ka përse të ketë, në një kohë që shumica parlamentare është në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori