Kryeministri në detyrë i
Kosovës, Ramush
Haradinaj, i ftuar në RTV 21 bisedoi për temën e dialogut dhe
ndarjes së
Kosovës.
Duke diskutuar për këtë temë,
Haradinaj theksoi se në
Samitin e
Berlinit i është dhënë fund idesë për ndarje.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ka autorizuar askënd që të shkojë e të flasë për ndarjen e
Kosovës. As që të shkojë e të marrë pjesë në një proces jo-transparent ku flitet për ndarje të vendit”, deklaroi
Haradinaj.
“Unë e kam ndjerë si mision timin ndaljen e procesit të
ndarjes, jo marrjen pjesë në atë proces, por ndaljen dhe heqjen e çdo fuqie, çdo legjitimiteti të atij procesi – rikthimin e procesit në duar të sigurta, sikurse ishte rastin në
Samitin e
Berlinit”, theksoi ai.
Haradinaj tha se edhe Merkel ishte kundër
ndarjes.
“Duke pasë parasysh se Kanceralja Merkel ishte qartë e pozicionuar kundër ndryshimit të kufijve, copëtimit të
Kosovës, kësisoj ky ka qenë misioni im. Në të ardhmen, unë mendoj se Kosova nuk guxon të lëvizë me taksën, për shkak se e krijon një zbrazëti të cilën duhet ta mbulojë me diçka tjetër. E diçka tjetër mund të jenë kërkesa të dhimbshme me Kosovën”, tha
Haradinaj.
Shtuar më 30/08/2019,
ora 14:50