Haradinaj: Besoj në drejtësinë e bashkëluftëtarëve të mi
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në Euronews Albania se beson tek pafajësia e bashkëluftëtarëve të tij pavarësisht se ata sot i përkasin “divizioneve të ndryshme në politikë”.

“Ju siguroj që unë besoj në luftën e drejtë të UÇK-ës, pastërtinë e asaj lufte, besoj në drejtësinë e asaj lufte dhe në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të mi, të presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, të kryetarit Jakup Krasniqi dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë. Edhe e kam për nder, që jemi brez, që kemi krijuar lirinë tone” u shpreh Haradinaj.



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se shqiptarët e Kosovës kanë luftuar për të krijuar atë që ai e cilëson si “lirinë e jetës”.

“E kam për nder t’i themi botës, jo vetëm shqiptare se jemi brez që kemi krijuar lirinë tonë. Vlera më sublime që krijon dikush sot është liria. Ne e kemi krijuar lirinë e jetës, të jetojmë të lirë, të cilën duket se shqiptarët e kanë më të çmueshmen, Kosova e ka, dhe i qëndrojmë besnikë kësaj”, deklaroi ai.
Shtuar më 06/11/2020, ora 22:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori