Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, Ramush
Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të
Kosovës, Isa Mustafa.
Pas takimit,
Haradinaj tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë
Kurti.
“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë
Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha
Haradinaj para mediave.
Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.
Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka pohuar se sot do të nisin me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 13:31