Haradinaj: BE na i ka borxh vizat, do t'ja them Merkelit dhe Macron-it
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë deklarata të forta para nisjes së Samitit të Berlinit duke thënë se atje do të takohej me liderë të Bashkimit Europian, të cilëve do t'u kërkojë që t'ia kthejnë borxhin Kosovës përmes dhënies së lirisë së lëvizjes.

“Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë dhe një tavolinë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e ka perspektiven evropiane dhe për mua ka shumë rëndësi se Evropa e ka një borxh ndaj Kosovës, pra liberalizimin e vizave dhe vendimi ende nuk është marrë. Aty janë udhëheqësit kryesor si Merkel dhe Macron, shpresoj që të kam mundësi t’ua rikujtoj këtë borxh, nuk mendoj se aty do të ketë negocim për territorin e Kosovës dhe Serbisë e as për Zajednicë”, theksoi Haradinaj, pas homazheve që i bëri te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani.
Shtuar më 18/04/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori