Kryeministri në detyrë Ramush
Hardinaj ka hedhur akuza të renda në drejtim të kundërshtarëve të
taksës ndaj Serbisë, e cila u vendos në vitin kaluar.
Hardinaj ka adresuar akuza të ashpra ndaj përkrahësve të heqjes së
taksës ndaj Serbisë. Haradinaj tha se ata që bëjnë fushatë për heqjen e
taksës ose paguhen nga Serbia ose a kanë të lidhur fatin politik me Serbinë.
“Nuk ka logjikë me thanë qe taksa nuk e ka ndihmu zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo është rrenë. Cili do qoftë ai shqiptar që fletë keq për taksen ndaj Serbisë, ose e ka fatin polikë në një mënyrë a tjetër të lidhur me Serbinë , ose po e hanë parën e Serbisë. Ndryshe nuk ka tjetër. Ka mbërri paraja e Serbisë. Kaq”, tha
Hardinaj në një intervistë për RTV 21.
I pyetur se kujt po i referohet lidhur më këto deklarata, Haradinaj ka thënë se “kush do që po e sulmon taksen, e ka paranë e Serbisë ose e ka interesin me Serbinë. Heqja e
taksës është dorëzim, po dorëzohesh si vend. Po i thua Serbisë nuk kamë qare pa ta plotësuar kushtin për t’u rikthyer në dialog. Unë po dua tu tregojë qytetarëve të Kosovës që të ruhen nga këta. E kanë ngrenë bukën e
krajlit, kanë thënë më parë tek ne. Ruaju kush po mundohet me ta heq taksen se është parja e
krajlit ose buka e
krajlit që është në dem të shqiptarëve”, ka thënë
Hardinaj.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 21:55