Haradinaj: Askush nuk ka të drejtë ta keqpërdor emrin e luftës
Kandidati për deputetë nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka folur për luftën e UÇK-së, ku ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë emrin e kësaj lufte.

“Unë jam krenar me ju. Nuk luftuan analfabetët, por luftoj mjeku e mësuesi, inxhinieri, qytetari e katunari, bujku e rrobaqepësi. Luftuam të gjithë së bashku, i madh e i vogël, burra e gra”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

Askush nuk ka të drejtë t’a keqpërdorë emrin e luftës. Unë nuk luftova për ta. Unë luftova për ty dhe për ne. Unë ta jap fjalën dhe besën që do ta kthej mburrjen aty ku e ke pasë” ka thënë ai.
Daut Haradinaj do të jetë kandidat për deputetë në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2017, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori