Haradinaj: Amerika është engjëlli mbrojtës i Kosovës, ne jemi Europë
"Amerika është engjëlli ynë̈ mbrojtës. Edhe sot kur po flasim, ajo na mbron ne", kështu tha mbrëmë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa fliste për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numri një i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ne kemi miq që janë engjëjt mbrojtës dhe se populli ynë është populli më proamerikan në botë.

Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur falënderues në emër të popullit për sakrificën e popullit amerikan dhe ushtarëve të tyre për mbrojtjen e Kosovës "Duhet t’i ruajmë lidhjet e besueshme me Amerikën", tha Haradinaj në emisionin Pressing
Shtuar më 01/02/2021, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori