Haradinaj ambasadorëve kosovarë: Turp të keni
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje.

Haradinaj në konferencën e pestë të ambasadorëve ka thënë se Kosova është e hapur të arrijë një marrëveshje me Serbinë.

Ai ka thënë se FSK tashmë është e gatshme të transferohet në ushtri.

Haradinaj ka pasur edhe një kritikë edhe për ambasadorët kosovarë.

“Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës.


Shtuar më 06/09/2018, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori