Haradinaj: AAK jo koalicion me Hashim Thaçin
Daut Haradinaj
Daut Haradinaj ka përjashtuar cdo mundësi që subjekti i tij, AAK të lidh në këtë kohë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Një gjë të tillë, ai nuk e përjashton pas zgjedhjeve të ardhsme, por jo në këtë kohë.

Ditëve të fundit medie të ndryshme kanë raportur për mundësinë e një lidhjeje të PDK-së e AAK-së, kjo pas disa lëvizjeve të AKR-së.

“Nuk i përjashtoj matematikat politike, por në këtë situatë AAK është kundër kësaj matematike”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Haradinaj ka shtuar se deri në zgejdhjet e reja, AAK do të mbes në opozitë. Ai po ashtu ka mohuar raportimet e disa medieve për kinse takime të ndryshme që ai së bashku me Blerim halën kanë zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Nga ana tjetër, as në PDK thonë se nuk kanë informacione për afri të PDK-së me AAK-në.

Nënkryetari Hajredin Kuçi ka thënë se PDK ka një koalicion stabil. Ndërkohë, ai ka shtuar se partia që përfaqëson është e gatshme për koalicion, por në zgjedhjet e ardhshme.

Shtuar më 01/11/2011, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori