Hapja e urës në lumin Ibër, detyrë e vështirë
Aktivistja Natasha Kandiq, sheh edhe normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën pasi Serbia të njohë institucionet e Kosovës dhe të pranojë viktimat.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtorja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd thotë se detyrë shumë e vështirë, por shumë e rëndësishme do të jetë edhe hapja e urës në lumin Ibër.

”Besoj në këto bisedime dhe në këtë normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, sepse para kësaj nuk ka pasur asnjë ide të ngjashme. Prejse kanë nisur bisedimet në Bruksel, në nivel të lartë, në të cilat kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, vihen re ndryshime në realitet, në jetë”, theksoi ajo.

Sipas saj, janë lëvizje të vogla, por, ajo që është më e rëndësishme, është se në media është zhdukur gjuha armiqësore, e cila është përdorur me vite.
Shtuar më 08/06/2013, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori