Hapet pika kufitare në Jarinje
Ushtarët e KFOR-it rreth kanë hapur pikëkalimin në Jarinje për këmbësorët si dhe për automjetet, rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Beogradit sipas të cilave qarkullimi i mëtejmë drejtë Leposaviqit dhe Mitrovicës, ende është i pamundur për shkak të barrikadave që serbët i kanë vendosur 200 metra nga baza e re e forcave ndërkombëtare, pas zgjerimit të zonës së tyre të sigurisë.

Dje është shtuar numri i ushtarëve të KFOR-it gjerman në këtë pikë, ndërsa me helikopterë është sjellë edhe mjetet për eliminimin e barrikadave.
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori