Në qendër të qytetit Des Moines të Iowas, SHBA, sot do të
hapet konsullata e Republikës së Kosovës, zyra e parë e huaj diplomatike në historinë e këtij
shteti. Gjatë hapjes së kësaj konsullate do të jetë i pranishëm ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjithashtu pjesë në këtë event do të jenë dhe senatorja nga
shteti i Ioëas, Joni Kay Ernst, gurvernatori i Iowas, Terry Edward Branstad, prefekti i Des Moines, Thomas Michael Franklin Cownie dhe Drejtori i Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazdgerdi.
Vlen të theksohet interesimi i lartë për pjesëmarrje në këtë ceremoni, ku pritet të jenë të pranishëm mbi njëqind personalitete nga komuniteti i biznesit dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.
Kjo zyrë, përmes shumëllojshmërisë së shërbimeve që pritet të ofrojë, do të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ioëas, duke ofruar mundësi për partneritete më të
ngushta, por edhe në promovimin e tyre në ekonomi dhe në turizëm.
Gjithashtu, Kosova dhe Iowa kanë lidhje të
ngushta civile dhe ushtarake që datojnë nga viti 2011, kur Garda Nacionale e Ioëas lidhi bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa një marrëveshje e partneritetit të ndërsjellë, ajo e binjakëzimit mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Ioëas, u nënshkrua mes guvernatorit të Ioëas dhe Presidentes së Kosovës më 2013. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016,
ora 14:19