“Isha tmerrësisht keq”, moderatorja tregon mes lotësh si e përzunë nga urgjenca: Më thanë nuk je për këtu (VIDEO)

Katerina Trungu, moderatorja e programit “Shije Shtëpie” ndau një histori personale gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, e cila e bëri të përlotej. Tema e ditës, referuar ankthit dhe atakut të panikut nuk është e panjohur për moderatoren, që është përballur vetë me një gjendje të tillë.

Teksa bëri një parantezë se ndoshta njerëzit mund ta kenë më të thjeshtë t’i drejtohen specialistëve të shëndetit mendor, e njëjta gjë nuk ndodh me shërbimet spitalore, ku përgjigjja që merr është shpërfillëse.

“Në urgjenë nuk të mirpret dhe nuk ta bën të lehtë. Janë të parët që të thonë “hajt se ti s’ke gjë”, ndërkohë që ti po vdes në atë moment. Do e ndaj sepse nuk e kam problem ta ndaj historinë. Isha tmerrësisht keq dhe kur kam shkuar në urgjencë, më thonin nuk është për këtu.”, shprhert mes lotës Katerina.

Arjana Rreli: Po, kjo është e vërtetë në fakt, si ndjesia jote vijnë shumë dhe e thonë “unë nuk kam nevojë për një ngushëllim apo një fjalë, unë kam nevojë të ndjehem i kuptuar dhe i ndihmuar në atë moment. Nëse vij këtu, unë nuk po vij kot. Nëse vij këtu, unë dua të dëgjoj prej teje, personeli i mesëm ose mjek, që kjo gjendje ka të gjithë arsyet e mundshme që të jetë”. Nuk është një fjalë “hë se s’ke gjë, gjithë kjo gocë, gjithë kjo bukuroshe, çfarë të mungon ty?” Se është edhe nga familjarët kjo lloj ndërhyrjeje dhe ne e themi që është gjithmonë një ndërhyrje shumë e gabuar dhe që patjetër ne personelin e kemi shumë të mirëkuptuar, por në këtë pikë suportin psikologjik nuk e kanë gjetur ende.

Psikologia Eralba Zeneli thotë se minimalja që duhet të ndodhë në atë moment, është një psikoedukim sepse ul tensionin dhe eviton një atak paniku të dytë. Mjekja psikiatre Rreli shton se sigurisht mjekët përballen në urgjencë me probleme të tjera, por kjo nuk e zvogëlon rastin e një ataku paniku.

Katerina Trungu: Kjo ishte edhe përgjigjja që unë mora nga mjeku, “mua tjetri më ka ardhur me veshkat”, tha, “si mund të jesh ti problem për mua?” Ndërkohë unë po humbja veten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)