Hapet edicioni i dytë i Panairit të Punës në Gjilan ofrohen 500 vende pune
Sot në Gjilan është hapur edicioni i dytë i Panairit të Punës në të cilën marrin pjesë 40 kompani nga sektorë të ndryshëm.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, tha se kompanitë pjesëmarrëse ofrojnë rreth 500 vende pune.

"Ky panair dëshmon se ka vende pune në ndërmarrjet e komunës së Gjilanit dhe kohëve të fundit mundësitë për të përgatitur profesionalisht një punëkërkues janë shumë më të mëdha duke iu falënderuar partnerëve tanë MPMS, GIZ dhe të tjerëve", ka thënë Tahiri.

Drejtori i Qendrës për Punësim në Gjilan, Xhevat Aliu, tha se përmes këtij panairi, bizneset po ofrojnë vende pune për angazhim të fuqisë punëtore, duke shtuar se në këto rrethana të papunësisë, po ndikohet direkt në përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike.

Ndryshe, panairi organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunës së Gjilanit, Agjencinë Për Zhvillim Rajonal – Lindje dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori