Hapen qendrat e votimit edhe në Kosovë
Misioni i OSBE-së ka njoftuar se 90 vendvotimet për raundin e dytë të ygjedhjeve serbe të mundësuara nga ky mision, janë hapur sot në Kosovë në ora 07:15.

“Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes”, citon komunikata e lëshuar nga Zyra për Informim, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer. Për t’u njoftuar nga afër me ecurinë e këtyre zgjedhjeve, ambasadori Almhofer ka vizituar një qendër votimi në Graçanicë.


Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se Policia e Kosovës ka një plan veprimi enkas për këto zgjedhje, shkruan Zeri.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit i kemi ofruar asistencën e nevojshme OSBE-së me përcjelljen e materialit zgjedhor deri në qendrat e votimeve, në gjithsej 13 lokacione të votimeve. Policia e Kosovës do të jetë prezente për të ofruar sigurinë, e veçanërisht shtimin e prezencës në zonat e banuara me popullatë të përzier për të evituar çfarëdo lloj eksesi të çfarëdo lloj karakteri”, ka bërë të ditur Hoti. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2012, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori