Roma “ngec” në barazim në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Veronës (VIDEO)

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Veronës dhe Romës.

Verona e Roma kanë luajtur baras në xhiron e parë të edicionit të ri në kampionatin elitar të futbollit italian.

Me rezultatin e bardhë 0:0 janë mbyllur 90 minuta lojë në veri të Italisë.

Të dyja skuadrat patën tentimet e tyre, por asnjëra mjaftueshëm për të zhbllokuar rezultatin.

Kështu, pas xhiros së parë, Roma dhe Verona numërojnë nga një pikë, duke nisur sezonin me barazim.


Shtuar 19.09.2020 20:58