Shiste hekurat për skrap, arrestohet i riu në Korçë

Polici e Korçës ka arrestuar një 33-vjeçar për veprën penale “Vjedhja”. Ajo që i riu kishte vjedhur, ishin disa materiale e sende metalike, të cilat do t’i tregtonte për skrap.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lagjen nr. 9, Korçë, sende dhe materiale metalike, të cilat do t’i tregtonte për skrap.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./albeu.com