20-vjeçari nga Fushë-Kruja korr sukses në SHBA, nga modelingu në aktrim, filmi i rradhës ku do luaj (FOTO LAJM)

Arber Loci është 20-vjeçari nga Fushë-Kruja që po korr sukses në Neë York. Ai fillimisht e nisi si model, ndërkohë tashmë është bërë pjesë edhe e kinematografisë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Arberi rrëfeu si u bë pjesë e modelingut.

“Në modeling më ndihmoi deri diku babi, por deri diku në internet duke kërkuar agjenci apo në Facebook ka grupe ku ti mund të gjesh punë në modeling, pasi agjencia të shikon ty nëse ja vlen apo jo. Edhe në rastin tim më duket se ja ka vlejtur”, tha ai.

Më tej, 20-vjeçari foli edhe për kinematografinë, ku ka aktualisht ka marrë shumë oferta për të qenë pjesë e disa filmave.

“Është një film aksion-horror. Unë jam një rol negativ dhe kam jetuar 3 mijë 600 vite dhe dua të vrasë personin e keq. Unë kam parë të gjithë njerëzit e zemrës të vdesin dhe tani dua të vdes, por si fillim duhet të vrasë personin negativ.

Ka pasur disa filma që kanë qenë mesazhe jo shumë të përshtatshme, kam pasur edhe oferta për disa filma që po merrem tani. Po nuk dua të flas më shumë”, deklaroi Arbëri.