Hamiti, Sahatqija e Rugova nënkryetarë, Beqiri sekretar
Pëlqej
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë zgjedhur anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, me ç’rast për nënkryetarë të partisë janë caktuar, Sabri Hamiti, ish-anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, dhe Teuta Sahatqija, ish-kryetare e partisë reformiste ORA.
Sekretar i partisë është zgjedhur ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, po ashtu raportohet se zëdhënës i partisë është caktuar Arben Gashi.

Anëtarët e kryesisë së LDK-së: Isa Mustafa (kryetar), Sabri Hamiti (nënkryetar), Teuta Sahatqija (nënkryetare), Ismet Beqiri (Sekretar i Përgjithshëm), Haki Rugova (nënkryetar), Hanefi Muharremi, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Sanije Aliu, Gazmend Muhaxheri, Ramë Manaj, Abdullah Hoti, Naser Osmani, Kujtim Shala, Lirije Kajtazi, Xhafer Tahiri, Fevzi Berisha, Arsim Janova edhe Sali Morina.

Ndërkohë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ka pasur një takim me Ukë Rugovën, bartësin e Listës “LDK-Ibrahim Rugova”, por deklaroi se nuk është arritur një marrëveshje për ndonjë bashkëpunim eventual, megjithatë pritet që në ditët në vazhdim të bisedohet në strukturat e partisë në mënyrë që të dihet qasja e LDK-së në raport më bashkëpunim me këtë listë.

Këto komente Mustafa i bëri pas konstituimit të kryesisë së LDK-së, me ç’rast u përpilua edhe lista e anëtarëve të këshillit drejtues të LDK-së. Po ashtu, sipas Mustafës, LDK është afër hartimit të listës zgjedhore.
Shtuar më 08/11/2010, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori