Hallakam politike
Pëlqej
Arton Muhaxheri

Ajo që po ndodh aktualisht në skenën politike në Kosovë lirisht mund ta përkufizojmë me termin “hallakam politike” që natyrisht e ka qëllimin e vetë pse bëhet nga akterët politik ne vend, duket se qëllimin më të qartë e ka Hashim Thaçi i cili është një nga protagonistet kryesor te kësaj “hallakamë politike” bashkë me Gjykatën Kushtetuese dhe Enver Hasanin në mënyrën se si interpretohet kushtetuta me ndikimin politik.

Ajo që po ndodh me situatën politike në Kosovë është shumë e vërtet që është situata e parë e llojit të tillë e krijuar ndonjëherë dhe mund të thuhet se është proces normal dhe demokratik që mund të ndodh kudo në shtetet e zhvilluara.

Por në shtetet e zhvilluara interesat personale nuk vihen para interesave shtetërore ashtu siç po ndodh në Kosovë, ku shteti mund të funksionoj normalisht edhe nëse vonojnë të themelohen institucionet sepse gjithçka është në vendin e vetë, për gjithçka është krijuar sistemi ndër vite dhe secili e bën punën e vetë pa u ndikuar nga situatat politike ashtu siç ndodh në Kosovë.

Pavarësisht sa demokratike mund të jetë ky proces Kosova nuk e ka luksin të humbas kohë në krijimin e institucioneve sepse ne nuk jemi shtet i zhvilluar, ne jemi shtet i varfër, i korruptuar, ku krimi i organizuar është bërë pjesë e këtij sistemi e veçanërisht këto dy mandatet e qeveris Thaçi ku këto elemente janë ardh në shprehje aq shumë sa që mund të vërehen siç thotë populli nga aeroplani.

Konsideroj se hallkamën politike është duke e provokuar Hashim Thaçi me të gjitha mundësit që i ka në dispozicion, nga muaji qershor atëherë kur edhe përfunduan zgjedhjet kemi pasur rastin të shohim spektakle arrestimesh, tendencë të shpërqendrimin e vëmendjes të opinionit publik, tendencë për blerje të kohës, tendencë për blerje deputetësh, deri tek bashkëpunimet e tij me Beogradin në mënyrë indirekte për mes “Listës Srpska” që vetë i legjitimoj përmes procesit të bisedimeve me Serbinë nga struktura paralele në deputet të Kuvendit të Kosovës.

Mund të jetë e dhimbshme të mos jesh në pushtet e sidomos kur përfiton shumë në aspektin personal ashtu siç përfitoj Hashim Thaç dhe shokët e tij, por shumë herë më dhimbshme për Kosovën do te jete një pushtet i ardhshëm i PDK-se dhe Hashim Thaçit.

Duke jetuar në një vend siç është Kosova çdo provokim i situatës politike mund të prodhojë krizë, politike, ekonomike dhe sociale që jo larg mendsh mund të prodhoj edhe trazira të cilat ndoshta nuk mund ti paramendojmë pasojat.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për ta bërë kthesën e madhe në përmirësimin e imazhit të saj që e dëmtoj rëndë qeveria ne ikje e Thaçit dhe që e konfirmuan edhe shumë raporte ndërkombëtare për nivelin e kapjes se shtetit nga ky pushtet./albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori