Haliti: PAN i ka votat për Kuvend dhe qeveri
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur i vendosur se Kadri Veseli do të zgjidhet kryetar i Kuvendit më 3 gusht.

“Përderisa e kemi kandiduar, ne jemi të sigurt se do të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit, edhe Kryesia”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se qeveria nuk mund të votohet në seancën e njëjtë kur do të konstituohet Kuvendi.

“Ne e kemi thirrur seancën e Kuvendit dhe sipas rregullave Kryesia nuk mund t’i thërrasë dy mbledhje njëherazi.

Kryesiazgjidhet thërret mbledhjen për krijimin e qeverisë. Kryesia aktuale e thërret vetëm seancën konstituive”, ka shtuar ai.

Megjithatë, sipas tij, votimi i qeverisë mund të bëhet me marrëveshje ose më 3 gusht, pas seancës konstituive ose një ditë pas saj.

“Por mund të ketë ndonjë dakordësi mes subjekteve që të njëjtën ditë të ketë seancë për krijimin e Qeverisë, ose të nesërmen, nuk është ndonjë problem”, ka potencuar Haliti.

Ndërkohë ka thënë se në bazë të të dhënave zyrtare që ka koalicioni, PAN-i i ka votat edhe për ta formuar qeverinë. /albeu.com/


Shtuar më 01/08/2017, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori