Haliti: Gjyqtari të më kërkojë falje, nuk e dija se isha dëshmitar për Albin Kurtin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra, i cili shqiptoi sot dënimin e tij me 200 euro gjobë për shkak se nuk ishte prezent në seancën gjyqësore ndaj Albin Kurtit për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

"Sot, mora lajmin nëpërmjet mediave se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit.

Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 eurosh për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë.

Hajde gjykatës Kalludra hajde!

Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin?

Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: nga gjykata s'kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar.

Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin.

Dhe poashtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkoj falje publikisht." ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori