Halil Kastrati tregon pse e dërgoi djalin për shërim në Beograd
Pëlqej
Hoxha tashmë i famshëm nga Prizreni, për aktivitetet e tij humanitare, siç është raportuar edhe më parë këto ditë, ka të sëmurë rënd djalin e tij, Uvejsin, dhe i njëjti po trajtohet për shërim.

Vet hoxha Halil Kastrati përmes një njoftimi ka bërë të ditur edhe detaje nga sëmundja e djalit të tij, për të cilin ka treguar se është duke u trajtuar në një klinikë në Beograd.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë mjekët e Beogradit ata që kanë arritur t’i gjejnë diagnozën e saktë djalit të tij, gjë të cilën nuk kishin mundur ta bëjnë mjekët në Shkup e as ata në Turqi.

“Unë çdo moment jam duke pritur lajm nga jashtë ku është djali. Djali është ne Beogradi. Beogradi i ka nxjerr diagnozën e saktë se na e kemi pasur në disa vende, Shkup e Turqi. Ata i kanë nxjerr diagnozën dhe është duke u trajtua atje”, ka thënë Kastrati.


Shtuar më 21/06/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori