hale takohet me Vuçiçin, flasin për Kosovën
​Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar sot me njeriun e tretë të Departamentit të Shtetit Amerikan, nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Tema kryesore e bisedës së tyre ka qenë gjendja në Kosovë, dialogu dhe taksa. Pas vizitës në Serbi, hale do të vizitojë edhe Kosovën ku do të takohet me krerët e shtetit.

Hale ka bërë thirrje për heqjen e taksës së vendosur nga Prishtina për mallrat serbe por edhe ndalimin e provokimeve përfshirë vazhdimin e dialogut, ka njoftuar Ambasada amerikane në Beograd nëpërmjet një postimi në Tëitter në lidhje me takimin e tij me Vuçiçin.

“SHBA bëjnë thirrje për heqjen e taksës, ndalimin e provokimeve dhe vazhdimin e dialogut. Nënsekretari Hale gjatë bisedës me presidentin Vuçiq ka theksuar se SHBA-të vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, thuhet në postimin.

Hale para vizitës në Beograd kishte deklaruar se ekziston mundësia që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës por insistoi se SHBA-të nuk do të japin një recetë për zgjidhje.

Departamenti i shtetit amerikan ka njoftuar se Hale në Prishtinë do të bisedojë me liderët shtetëror për “shansin historik të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë”.


Shtuar më 08/03/2019, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori