Si sot 21 vite më parë, ngjarja shokuese me 20 mijë të vdekur (FOTO LAJM)

Në 52-vjetorin e Pavarësisë, kur India kishte festë, u godit nga fatkeqësia më e madhe.

Një tërmet me magnitutë 7.6 goditi shtetin e Gujarat në orën 8:46 të mëngjesit më 26 janar 2001.  Raportet zyrtare publikuan shifra shkatërruese prej rreth 20,000 njerëzve të vdekur. Më shumë se 300,000 ndërtesa u shkatërruan, së bashku me digat, objektet portuale, rrugët, urat dhe infrastrukturat shëndetësore, arsimore dhe të tjera.

Epiqendra e tërmetit ishte në Gujarat ishte rreth 70 km në verilindje të Bhuj, e cila ka një popullsi prej 160,000 banorësh. Lëkundjet zgjatën për më shumë se dy minuta dhe u ndje deri në Pakistan dhe Indi veriperëndimore. Qindra pasgoditje prekën Gujarat për muaj më pas; rreth 500 ndodhën brenda dy muajve pas goditjes kryesore.

Më shumë se 1 milion familje mbetuën pa shtëpi për shkak të dëmeve të mëdha. Humbja e të korrave ishte gjithashtu e madhe për shkak të dëmtimit të lëkundjeve./albeu.com/