Operacion anti-drogë në Kapshticë, sekuestrohet një sasi e madhe lëndë narkotike

Operacion i madh antidrogë në doganën e Kapshticës.

Burimet bëjnë me dije se operacioni ka filluar që mbrëmjen e djeshme dhe po vazhdon edhe ditën e sotme.

Drejtoria vendore e policisë së Korçës së bashku me antidrogën kanë sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi operacionin por ka disa të arrestuar. /albeu.com/

 


Shtuar 12.12.2021 10:14