Hajdutët përplasen me armë me policinë
Në fshatin Kosh të Istogut mbrëmë efektivët e policisë janë përplasur me armë me një grup hajdutësh, të cilët kishin vjedhur një traktor në një fshat të komunës Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë K-9, shkruan Indeksonline.

Ky rast është nën hetim të njësisë së krimeve serioze në kuadër të Drejtorisë regjionale Pejë dhe gjithnjë në koordinim me prokurorin e shtetit është marr dhe vazhdon të merret çdo veprim. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori