Pas Cristiano Ronaldo-s, Jori tregon në BBV: Më ka shkruar Balotelli (VIDEO)

Mesa duket Jori Delli qenka e “preferuara” e futbollistëve të huaj. Pas episodit të ngacmimit me Cristiano Ronaldo-n, modelja tanimë pjesë e “Big Brother Vip” ka treguar një tjetër emër futbollisti që i ka shkruar.

Bëhet fjalë për futbollistin italian Mario Baloteli. Teksa ndodhej në dhomën e ndenjës me disa banorë të tjerë, Jori u shpreh se Baloteli nuk i pëlqen ndonëse i kishte shkruar disa kohë më parë. Modelja e cilësoi Balotelin si “të sjellshëm”.

“Po më ka shkruar dhe me shumë respekt. Baloteli nuk më pëlqen fare. Kur u përgjigja dhe i thashë jam në një marrëdhënie ai më kërkoi falje,”-shtoi Jori.

Më herët kujtojmë që Jori Delli rrëfeu eksperiencën e saj në një reklamë me Neymar dhe Cristiano Ronaldo-n. Për këtë të fundit ajo u shpreh se nuk ishte aspak profesionist dhe se e kishte ngacmuar.

“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Cristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjysmë milioni ose një million. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’.

I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Georgina-n. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm në qoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Nejmari u tregua super profesionit, Kristiano më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrënda sepse s’mund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”- u shpreh Jori.