Hahn pas takimit me Haradinajn do të takohet me Edi Ramën
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn përveç vizitës së paralajmëruar sot në Kosovë, ka zyrtarizuar edhe një ndalesë në Tiranë.

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin pritet që të diskutohet mbi taksën 100% ndaj produkteve serbe të importuara në vend, ai do të mbërrijë në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama
Shtuar më 17/01/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori