Influenca e saj u shtri në gjithë botën, e gjeni dot për cilën shqiptare bëhet fjalë nga fotoja e rrallë e rinisë

Nënë Tereza, gruaja e shenjtë që arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe”. Goxhe Bojaxhiu lindi lindi në Shkup të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Por edhe pas 108 vitesh, ajo vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare në gjithë botën dhe si ambasadorja më e mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar.

Gjithë jetën Nënë Tereza ja kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Don Zef Ramaj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Rrethi i Shkodrës dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën pak pas lindjes.

Shqiptarja trup vogël ishte kthyer ne një legjendë të gjallë.

Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te sëmurë ne 213 spitale, thuhet në shkrimet që shoqërojnë foton.

Një fotografi e rrallë e Nënë Terezës është publikuar në rrjete sociale.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan i dha Nënë Terezën çmimin “Medal of Freedom”, në 1985. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, Princeshë Dianna e shumë të tjerë.