Hahn: Kosova të miratojë marrëveshjet e arritura në Bruksel
Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, gjatë debatit në Parlamentin Evropian në prag të miratimit të Marrëveshje për Stabilizim Asociim BE-Kosovë ka thënë se, kjo marrëveshje duhet të shtojë bashkëpunimin rajonal dhe se në bazë të tij Kosova është obliguar që të arrijë marrëdhënie të përmirësuara dhe të qëndrueshme Serbinë.

Hahn ka shtuar se, ky është parimi bazë i Marrëveshjes dhe se për këtë arsye vazhdimi i dialogut me Serbinë është detyrim, shkruan në sajtin e Komisionit Evropian, transmeton Koha.

Ai ka shtuar se, Kosova duhet t’i miratojë marrëveshjet që i ka arritur në Bruksel. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2016, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori