Hahn kërkon falje, po Haradinaj kërkon falje për korrupsionin?
Pëlqej
Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka mbetur hatri që Bashkimi Evropian nuk do t’i liberalizojë vizat as këtë vit për kosovarët.

Haradinaj thotë se nga zyrtarët e lartë të BE-së i kanë kërkuar falje Kosovës.

“Për bindjen time Evropa është partneri ynë, ne vërtetë i kemi kryer punët tona. Ata kërkojnë falje për disa çrregullime të brendshme. Kanë pasur një debat të madh për emigracion, i kanë disa shqetësime të tjera që nuk i kanë të lidhura me ne. Të gjithë e kanë thënë edhe Hahni edhe të gjithë. Po ai e tha”, ka deklaruar Haradinaj.

Por nga ana tjetër korrupsioni vazhdon të lulëzojë. Sapo erdhi Haradinaj në pushtet, institucionet u mësynë nga militantët e tij, vecanërish ata nga Dukagjini.
Shtuar më 07/12/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori