Hahn: Deklaratat për bashkimin kombëtar, të rrezikshme dhe të papranueshme
Komisioneri për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn i ka cilësuar si të papranueshme dhe të rrezikshme deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërisnë.

Ai në një intervistë për gazetën “Tema” ka ripërsëritur se deklaratat të cilat mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje, nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe e ekspozojnë rajonin ndaj rreziqeve të retorikës përshkallëzuese dhe tensioneve etnike.

"Ky apel vlen për të gjithë aktorët kryesorë te politikës në rajon, të cilët me veprimet dhe deklaratat e tyre duhet të tregojnë përgjegjësi për stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë udhëheqësit e rajonit të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive, bashkëpunuese dhe të intensifikojnë punën me programet përkatëse të reformave për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian. Samiti në Trieste tregon rolin kyç të bashkëpunimit dhe ndërlidhjes së suksesshme rajonale për përgatitjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ky diskutim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Mendoj se është e rëndësishme të shikohet perspektiva e të gjithë rajonit. E gjithë energjia dhe fokusi duhet të drejtohen tek agjenda e reformave të lidhura me tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit: sundimi i ligjit, qeverisja ekonomike dhe reforma e administratës publike. Kjo do të përmirësojë kushtet e jetës së qytetarëve",është shprehur Hahn. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori