Nesër 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit, Balla thirrje Prokurorisë së Përgjithshme: Dosja e vrasjes së Aleks Nikës t’i kalojë SPAK-ut

Teksa ditën e nesërme mbushen plot 12 vite nga ngjarja që tronditi mbarë vendin, protesta e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” katër protestues.

Kryetari i Grupit Parlametar i Partisë Socialiste, Tualant Balla, i ka kërkuar Prokurorisë së Pergjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës që dosjen e vrasjes së Aleks Nikes më 21 Janar t’ja kalojë SPAK-ut.

Nga Roskoveci, Balla tha sot se dosja e Alesk Nikës është e pambyllur dhe se duhet që t;I kalojë SPAK-ut.

Balla pretendon se ka ka patur dëmtime me dashje të provave gjatë vitit 2011, që nga predha e gjendur në trupin e të ndjerit por edhe elementë të tjera, që sipas tij përbëjnë shkelje të ligjit dhe krim.

“Nesër përkujtojmë 12 vjetorin e masakrës të bulevardit dhe të vrasjes së katër dëshmorëve të këtij vendi në protestën e 21 janarit 2011. Dua të theksoj se dosja në ngarkim të zyrtarëve më të lartë të asaj kohe, jo vetëm gardës së Republikës, jo vetëm Ministrisë së Brendshme por edhe atyre në krye të qeverisë, fakti është që një prej katër dëshmorëve Aleks Nika dosja e vrasjes së të cilit është një dosje e pa mbyllur

Familjarët e tij dhe unë gjithashtu i jemi drejtuar disa herë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut për të kërkuar që elementë të reja që kanë dalë në këtë dosje të hetohen. Fakti është që ka patur dëmtime me dashje të provave gjatë vitit 2011 qoftë nga predha e gjendur në trupin e e të ndjerit por edhe elementë të tjera dhe që në vlerësimin tim edhe apeli im është që në 12 vjetorin e këtij krimi, dosja në ngarkim të personave të përfshirë në vrasjen e Aleks Nikës dhe ky krim të mos hetohet më nga Prokuroria e Tiranës por ti kalojë SPAK-ut. Theksoj edhe njëherë që dosja e 21 janarit në rastin e vrasjes së Aleks Nikës nuk duhet të vazhdojë të mbetet më nëpër sirtaret e Prokurorisë së Tiranës por duhet t’i kalojë Prokurorisë Speciale Antikorrupsion“, u shpreh Balla./albeu.com/