Shpallen 3 finalistët për çmimin e portierit më të mirë nga FIFA

FIFA ka shpallur listën e tre portierëve të nominuar për çmimin “Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj”. Fituesi i këtij dhe çmimeve të tjera do të zbulohet më 17 janar.

Këta janë finalistët:

Gianluigi Donnarumma (Milan / Paris Saint-Germain)
Édouard Mendy (Chelsea)
Manuel Neuer (Bayern)

Nesër do të shpallen 3 kandidatët për çmimet Trajneri më i mirë i FIFA-s për femra dhe Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj. Nominimet për Lojtarin më të mirë të FIFA-s për femra dhe Lojtarin më të mirë të FIFA-s për meshkuj do të zbulohen të premten./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 15:54