Tifozët e Romës mbështesin Mourinhon

Roma ndodhet në një krizë rezultatesh dhe Mourinho ka theksuar disa herë se është i pakënaqur me drejtuesit e klubit.

Mou ka thënë disa herë se drejtuesit duhet të bëjnë disa blerje sa më shpejtë të jetë e mundur sepse gjëndja e ekipit nuk është në nivelin e duhur për të arritur rezultate pozitive. Për këtë gjë tifozët e romës janë mbledhur bashkë në rrejtin social “Twitter” duke mbështetur trajnerin portugez me hashtagun “ ConMourinhoPerLaRoma”, që do të thotë “me Mourinhon për Romën”.

Një tifoz është shprehur kështu: “ Ne kemi 20 vjet pa fituar një kampionat , kemi 10 vite pa ngritur një trofe, por mundohemi të kritikojmë njëriun që e di rrugën e fitores”.

Një tjetër shprehet se tifozët kanë besim të plotë te Mourinho dhe se drejtuesit duhet të plotësojnë dëshirat e Mourinhos për të arritur një trofe së shpejti./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 19:11

Tags: ,