“Plas” majtas, Braçe kundër qeverisë: Një lloj skuthllëku politik i neveritshëm (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, paralajmëroi edhe sot se do ta lërë punën punën e tij si deputet e Parlamentit të Shqipërisë.

Ai shprehet se nuk po e lënë të bëjë punën e tij dhe shkak për këtë janë interesat klienteliste.

Braçe është futur LIVE në Facebook nga salla e mbledhjeve të Grupit Parlamentar të socialistëve duke thënë se aty nuk kishte njeri që të bëntë mbledhje, ndërsa sot nuk ka as seancë plenare.

Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje për propozimet e tij ligjore në lidhje me sektorin e bujqësisë duke e cilësuar këtë një “skuthllëk politik”.

Braçe përmend pa emra deputetë që e bllokojnë, ndërsa kujtojmë që dy javë më parë akuzoi Taulant Ballën se kishte bllokuar një amendament të propozuar prej tij për uljen e TVHS-së për bujqësinë.

Po ashtu ai kohë më parë ka pasur kritika edhe për ministren Krifca se bën politika klienteliste me një grusht oligarkësh, duke lënë në harresë fermerët

Postimi i Erion Braçes:

“Këtë të enjte nuk ka Parlament, punë në seancën plenare në Parlament. Na e thane sot, ndaj ketu s’ka kembe njeriu.

Por sot eshte data 13 dhjetor; Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.

Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve.

6 muaj asnje pergjigje!

Nga njera ane nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimarrjes në Kuvend-më troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo eshte mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Padrejtësi e pabarazi e turpshme.

Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.

Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;

E doja si punë, e kam bërë si punë.

Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?

Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;

Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;

Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht”, shkruan deputeti socialist./albeu.com