Kryetari i Organizatës së
Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni
Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të
veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”,
Gucati ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për Amnisti.
Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë
certifikatat.
Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen
certifikatat,
Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.
Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.
Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.
Shtuar më 12/10/2018,
ora 08:44