Gucati: Më 1 korrik 250 veteranë do i nisim në plazh
Pëlqej
Sezoni i pushimeve veçse ka filluar dhe grupit do t’i bashkohen edhe veteranët e UÇK-së, që do t’i shijojnë pushimet verore në fillim të muajit korrik në bregdetin shqiptar të Durrësit me paratë e taksapaguesve kosovarë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati në një prononcim për Zërin, ka treguar se numri i veteranëve që do t’i bashkohen grupit të parë do të jetë 250.

“Kemi pasur takim me kryesinë. Me Këshillin Drejtues e kam përfunduar. Komisioni ka vendosur me 1 korrik të niset turra e parë. 250 do të shkojnë njëherë, sepse nuk munden të gjithë për njëherë për shkak se nuk ka vend në Hotel. Në Durrës do të shkojmë”, ka deklaruar Gucati.

Në total, numri i veteranëve që do të shkojnë në det, e banja shëruese do të jetë 1500, me 300 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës.


Shtuar më 19/06/2018, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori