Tani mund të dalloni një armik nga një mik me 4 mënyra te thjeshta, lexoni më poshtë

Mësoni të bëni dallimin midis miqve dhe të njohurve. Me të vërtetë që sot më shumë flasim me anë të rrjeteve sociale por një mik I vërtetë gjithmonë e gjen mënyrën për të shprehur dashurinë. Nuk mund ta quani një miqësi të ngushtë dhe të vërtetë nqs nuk ka karakteristikat e mëposhtme:

1.E duan shumë familjen tëndë: Ka shoqe apo shokë që afrohen aq shumë me familjen tënde sa shpesh herë dëgjojmë dhe prindërit duke na pyetur për to. Në një farë mënyre bëhen pjesë e përditshme e jetës tonë.

2.Ata dinë të falin dhe të harrojnë. Shprehja që fal por mos harro nuk fuknksionon asnjëhere me ata që I quajmë miq me të vërtetë. Do ket periudha zënkash apo dhe që nuk do të flisni për ditë me rradhe por në fund një mik I vërtetë është ai që di të fali dhe nuk I rikujton më problemet e te kaluarës, nuk të mban mëri.

3.Ju surprizojnë: Dhe pse janë të zëzë me fëmijët, familje, punën, projekte të tjera personale ata gjithmonë mendojnë për ju! Një mënyrë për ta kuptuar është ajo e surprizave. Një dhurate e vogël, një mesazh I papritur, ose ju shfaqe pa plan në shtëpi!

4.Në ditët e rëndësishme janë gjithmonë pranë jush. Është e vërtetë që prej angazhimeve do e ken të pamundur ndonjëhere të mos jen të pranishëm në rastet e festave, por nuk do të harrojnë kurrë ditëlindjen tuaj dhe pa ja kujtuar facebooku, dhe do dinë të kuptojnë ëventet e rëndësishme dhe do të gjëndjen pranë!


Shtuar 13.01.2023 16:01