Gucati: Këtë muaj veteranët do marrin pensione retroaktive
Në fund të këtij muaji përkatësisht nga data 23, veteranët e UÇK-së pritet të marrin pensionin e tyre të plotë.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, Kryetari i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili shtoi se veteranët këtë muaj do të marrin pensione në mënyrë retroaktive.

Përveç pagës së plotë pritet që veteranëve të luftës të ju dalin edhe 120 euro të tjera borxh që u kanë mbetur gjatë periudhës së muajit gusht, përshkak të bllokadës institucionale.

Sipas tij kështu ka qenë marrëveshja e takimit të fundit që kishte me Kryeministrin në detyrë Isa Mustafa, realizuar muajin e kaluar.
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori