Guyana sot zyrtarizon njohjen e Kosovës
Guyana njeh pavarësinë e Kosovës, ndërkaq gjatë ditës pritet të bëhet edhe zyrtarizimi, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot po qëndron në Guyana. Ky shtet pritet që sot ta zyrtarizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve”, deklaroi ai.

Nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike do të bëhet sot nga ministri Hoxhaj dhe homologia e tij nga Guyana, Carolyn Rodrigues – Birkett, shkruan RTK.

Ministri Hoxhaj në këto dy vite disa herë ka vizituar shtete të ndryshme të Amerikës Latine dhe të Amerikës Qëndrore, në përpjekje për të bindur përfaqësuesit e tyre që të marrin vendimin e njohjes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur./albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori