Grushtohet një polic në Prizren
Pëlqej
Një pjesëtar i forcave të policisë është grushtuar sot në Prizren.

Grushtimi i policit ka ndodhur në fshatin Lubizhdë.

I dyshuari për grushtim kundrejt policit është i etnisë boshnjake.

“I dyshuari është arrestuar pasi që i njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull kanë sulmuar fizikisht viktimën. Për shkak të rezistencës nga i dyshuari, njëri nga zyrtaret policorë ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Ai është dërguar në paraburgim për këtë vepër. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori