Grupi kriminal ishte në kontakt me SHIK-un dhe Sigurimin e Atdheut
Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Mehmeti thotë se ka kishte njerëz të ngarkuar për të fshirë të gjitha gjurmët e krimeve që kryenin pjesëtarët e grupit.

E njëri nga këta, ishte dhe vazhdon të jetë pjesë e Policisë së Kosovës.

Të gjitha këto krime, sipas tij, nuk kishin asnjë lidhje me UÇK-në, ndonëse anëtarët e grupit mund të kenë qenë ushtarë. Por, ata, siç thotë Mehmeti, ishin njerëz që nuk kanë mundur ta tregojnë vetën gjatë luftës.

Grupi, gjithnjë sipas pretendimeve të tij, ishte në kontakt me Sigurimin e Atdheut, por edhe me SHIK-un, organizata ilegale që të dyja. Kjo e dyta, sipas tij, ndonëse ka qenë në dijeni, nuk qëndron prapa vrasjeve. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori